Flash News

Ditari i Opozitës

Luan Baçi publikon listën e delegatëve pro Berishës: Në qarkun e Fierit kanë firmosur 88.6% 

Luan Baçi publikon listën e delegatëve pro Berishës:

Deputeti demokrat Luan Baçi ka bërë me dije listën e delegatëve për kuvendin e 11 dhjetorit.

Duke folur përpara medieve, Baçi  sqaroi se në Kuvendin e datës 17 korrik 2021, delegatët e degës së Fierit ishin 640 dhe se ky numër është fryrë qëllimisht.

Me kërkesë të Gazment Bardhit janë futur në listën e delegatëve edhe 220 sekretarë seksionesh për shkak të frikës që kishin se Pallati i Kongresit nuk do të mbushej me delegatë,” tha Baçi. 

Ai shton se 88.6% e delegatëve të Fierit kanë firmosur pro kuvendit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

“Kemi përgatitur mandatet për 358 delegatë. Nga këta, 317 kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor me një përqindje prej 88.6 përqind. Forumi rinor ka firmosur 100 përqind dhe Lidhja Demokratike e Gruas ka firmosur prej 100 përqind,” tha Baçi.



 

 

Të fundit