Flash News

Ditari i Opozitës

Luçiano Boçi dhe bashkëshortja e tij bëjnë gjestin e veçantë, dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Luçiano Boçi dhe bashkëshortja e tij bëjnë gjestin

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" Luçiano Boçi dhe bashkëshortja e tij, Blerina Boçi këtë të martë kanë bërë diçka ndryshe duke ndërgjegjësuar dhe qytetarët. Ditën e sotme ata ja kanë dedikuar dhurimit të gjakut.

 Një ekip mjekësh të njohur kryesuar nga Ilir Alimehmeti ishin të pranishëm gjithashtu.

Sipas mjekëve, Elbasani dhuron gjak dhe mban me shpresë të sëmurët në shumë qytete, përfshi Fierin dhe Lushnjën.

“Elbasani dhuron gjak dhe mban me shpresë të sëmurët në shumë qytete – përfshi Fierin dhe Lushnjen. Kryqi i Kuq është një partner i paçmuar për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Për këtë arsye me Blerinën dhe shtabin zgjedhor dhe mbështetësit e fushatës  “Bashkë Fitojmë” dhuruam gjak për fëmijët talasemikë.

Falenderoj përzemërsisht ekipin e mjekëve të njohur kryesuar nga Dr. Ilir Alimehmeti që na u bashkuan për të na mbështetur dhe për të dhënë mesazhe të vlefshme”, ka shkruajtur Boçi në Facebook.

Të fundit