Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi i drejtohet ministrit Lleshaj: Ngushëllime për paaftësinë e parandalimit të krimit

Maliqi i drejtohet ministrit Lleshaj: Ngushëllime për

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi në një ndër pyetjet e drejtuara ministrit Lleshaj i përmendi edhe vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, të para disa ditëve.

Ai i kërkoi llogari ministrit edhe për rritjen e kriminalitetit në vend, problemet me drogën dhe vettingun  në polici.

"Ngushëllime për shkak të paaftësisë së parandalimit të policisë në fushën e krimit, ç'mund të na thoni për kriminalitetitn, ndërkohë që Çela po thotë se krimi ka pushtuar qytetin e Elbasanit, për vrasje makabër në Lushnje e Shkodër, për problemet e drogës, ku dy ditë më parë u kapën 1.2 ton drogë. Vrasjen që u bë në Malësinë e Madhe, por çmund të na thoni edhe për parcelat me drogë, kur s'kemi marrë asnjë masë, po policët. Ç'mund të na thoni për Vettingun skandaloz në Polici, për veprimet e OFL-së dhe veprimet e tyre të famshëm apo për policinë shtetërore", tha Maliqi.

Të fundit