Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi poston videon e papublikuar më parë: Krim shtetëror dhe elektoral

Maliqi poston videon e papublikuar më parë: Krim shtetëror dhe

Kandidati i opozitës për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka publikuar disa pamje nga KZAZ Kuçovë, të papublikuara më herët.

Nga pamjet e filmuara me kamera amtare duket një konflikt që ndodh me tone të ashpra.

Në komentin që shoqëron videon, Maliqi shkruan: KZAZ Kuçovë si pazari i Roskovecit! Shihni krimin shtetëror dhe elektoral në KZAZ Kuçovë! Kjo është një video e shkurtër nga celulari!

Imagjinoni kur të hapen kamerat se ç’bënte banda e Rilindjes në tavolinat e numërimit bashkë me anëtarët për Këshill, numëruesit, drejtorët e Bashkisë me konflikt interesi në bashkëpunim”, shton.

“Çfarë emri i vini ju? Ndëshkimi ligjor për këta dhunues! Kallëzimi në SPAK është pak! Meritojnë përbuzje pasi as njerëz nuk janë, por janë kthyer në Çakenj! Turpi i mbuloftë këta dhunues të votës së lirë! Bashkinë e grabitur, nga bashkëpunimi mafioz i dy sekteve, do ja kthejmë qytetarëve”, përfundon ai.

Të fundit