Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi ‘zbulon’ emrin e Avokatit të ri të Popullit

Maliqi ‘zbulon’ emrin e Avokatit të ri të Popullit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqi deklaron se Ilir Rusmaili është emri që po përgatit kryeministri Edi Rama për postin e Avokatit të ri të Popullit.

Në një interviste për Panorama TV, ai tha se Rama i ka mbajtur peng zgjedhjet e Avokatit të ri të Popullit, me qëllim që t’ja japë Lulzim Bashës dhe njerëzve të tij, si shpërblim.

 “Qëllimi i kësaj qeverie është shpopullimi. Andej nga ne do të ikin edhe pleqtë edhe do të ngelen tokat dhe shtëpitë vetëm. Edhe me kanabisin e njëjta gjë do të jetë. Do të jenë 4-5 vetë që do të kontrollojnë gjithë tregun. Oligarkë, banda, qeveri, janë një. Këtu sot për sot, vetëm pushteti i medias ekziston. Edhe në rastin e Kuçovës ka qenë media që më ka ndihmuar mua me filmime. Këtu Legjislativi dhe Gjyqësori janë të kapur.

Kur vete te fleta e votimit, i fut një kryq atje. Edhe Gjykata Kushtetuese, unë i kam vënë kryqin që kur i quajti të ligjshme zgjedhjet lokale. Nuk pyet kjo qeveri për GJK, ju shikoni për teatrin. Ju shikoni avokatin e popullit, po e mban peng ai avokatin e popullit, do t’ua jap Lulit etj. Do të bëhet Rusmaili avokat i popullit. Ai i shpërblen miqtë e tij, më pas i fut në burg. E mbajti Tahirin, e futi në burg. Të njëjtën gjë i bëri edhe Vangjushit. Atë do i bëj Ahmetajt.

U fut kryebashkiaku i Lushnjës për një tender të vogël, kur ktu është bërë nami. Si ka mundësi që janë arrestuar deputetë dhe ministra vetëm nga PS. Nga palët e tjera del ndonjë si ai i Himarës, që thonë e kemi kapur me përgjim", u shpreh Maliqi. 

 

Të fundit