Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi poston videon e Çuçit për kërkesat e SPAK: Deputetët janë kthyer në palaço…

Malltezi poston videon e Çuçit për kërkesat e SPAK:

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim pas deklaratave të Edi Ramës se nuk do ti hiqte mandatin Belinda Ballukut edhe pas kërkesës së SPAK.

Ai ka ndarë një video deklaratë të Blendi Çuçit ku ai thoshte se PS do të miratonte çdo kërkesë të SPAK ndaj kujtdo.

Ai kujton sjelljen e parlamentit ndaj Berishës, kur, "jo vetëm brenda ditës, por brenda 3 orëve kinse bënë mbledhjen komisionit të mandateve dhe hoqën imunitetin e Berishës".

Postimi.

Dhjetor 2023: Deklarata e Blendi Çuçit para mediave se PS do miratonte çdo kërkesë të SPAK ndaj kujtdo pavarësisht se nuk kishte as fakte e as prova ndaj Berishës. Jo vetëm brenda ditës, por brenda 3 orëve kinse bënë mbledhjen komisioni i mandateve dhe hoqën imunitetin e Berishës. Sot kur faktet janë qindra milionë euro të vjedhura, tenderat fiktivë që i jepen sipas e-maileve turqve e deri leçjanëve lëpirës, tani deputetët janë kthyer në palaço që duan ta shtyjnë në 1 muaj shqyrtimin! Palaço dhe hajdutë të këtillë "nuk kishim parë gjë akoma".

Të fundit