Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi publikon dokumentin: Tokën poshtë digës së liqenit e hoqi Rama nga vija e parkut

Malltezi publikon dokumentin: Tokën poshtë digës së liqenit

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbët Malltezi ka hedhur poshtë disa artikuj mediash pro qeveritare te cilat shkruan 'se tokën poshtë digës së liqenit e ka hequr nga vija e parkut, Sali Berisha kur ishte kryeministër'.


Në një postim në, Facebook, Malltezi ka publikuar dokumentin që tregon se si Fatos Nano, në 23 qershor 2004, ka konfirmuar kërkesën e Edi Ramës për rivijëzimin e parkut të liqenit, duke hequr tokën poshtë digës nga kufizimi.

Lolo e mashtrues ka plot ky vend, por kur gënjejnë për interes të kryehajdutit Edi Rama, mediat e tij ju promovojnë gënjeshtrat.

Njëri që i ka ngel gishti tek butoni “Fajin e ka Saliu!” sot gënjente në lidhje më tokën poshtë digës së Liqenit, duke thënë se e kish heq Berisha nga Parku në 2010.

Në fakt ky Vendimi i KRTRSh tregon FAKTIN se e hoqi Edi Rama me vendimin e KRRT nr. 91 dt. 13.04.2004 e me pas KRRTRSH (Lamja dhe Nano) ia konfirmuan vijën e parkut me vendimin nr.4 date 23.06.2004.

Por as anti-opozitari e as mjero nuk e lexojnë dot këtë vendimin, e sidomos pjesët e nënvizuara.

Mos na lëntë Zoti pa palaço të pushtetit se nuk do njihnim dot personat që kanë dinjitet nga të tjerët”, shkruan Malltezi.

Të fundit