Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi publikon të dhënat: Si përfitoi Millonai apartament dhuratë, kur Balla ishte drejtues politik në Elbasan

Malltezi publikon të dhënat: Si përfitoi Millonai apartament

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar të dhëna se si prokurorja Enkeleda Millonai, një nga 5 prokuroret e promovuar në SPAK kur Taulant Balla ishte drejtues politik i PS në Elbasan, arriti të blerë apartament poshtë çmimit të referencës.

Malltezi shkruan në Facebook se sipërfaqja që Millonai ka përfituar, në m2 në zonën e Astirit, shitet me 1500 euro.

Malltezit thotë se këto shërbëtore të Ramës dhe Ballës, kanë kaluar vetingun edhe me kësisoj thagmash.

“Deklarimi i enkeleda millonait - nje nga 5 prokuroret e promovuar ne spak nga Elbasani kur ishte taulant balla drejtues politik i PS per Elbasanin. Deklaron se ne 2015 ka blere apt 94m2 tek Astiri me cmim qe del 476€/m2, pra shume me pak se cmimi i references. Nuk mjafton kjo por ndertuesi e pret mbi 7-8 vite. Sipas deklarates se vet ajo ka paguar vec 10,000 euro ne 2015 dhe pastaj 10,000 ne 2020. Pastaj e ka pritur edhe vite te tjera qe paguaje me 476 €/m2 kur nderkaq aty shitet me 1500€/m2!!! Edhe te dashur ta kish pasur ndertuesin nuk do ia jepte poshte cmimit te references dhe as nuk do e priste 10 vjet per pagesen, sidomos kur shesh se cmimet reale jane shume me lart. Ketyre sherbetoreeve te Rames dhe Balles ia kane kaluar vetingun edhe me kesisoj thagmash. Ndertuesi nderkaq fiton ca tendera tek bashkia e Tiranes qe e hetojne keta qe marrin apartamente dhoro”, shkruan Malltezi.

Të fundit