Flash News

Ditari i Opozitës

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Sulmuan hapur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Sulmuan hapur anëtarët e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për sulmin e mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë lidhur me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.

Në një deklaratë nga selia blu, Bardhi tha se kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj sulmuan institucionet e drejtësisë.

“Shpreh shqetësimin për sulmin e mazhorancës ndaj institucioneve të drejtësisë. Nervozizmi i shtuar i kryeministrit në raport me hallet që e kanë zënë me drejtësinë për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsioni, e ka kthyer nga njeriu që gjoja mbështeste drejtësinë në anatemuesin më të madh të këtyre institucioneve.

Që nga dita kur nxorëm faktet mbi të vëllanë, ai i dha mesazh SPAK çduhet të bënte në lidhje me hetimet për përfshirjen e Olsi Ramës me laboratorin e Xibrakës.

Intimidim që nuk duhet të merret në konsideratë nga drejtësia që ka detyrë t’i provojë opinionit publik se nuk intimidohet edhe kur preken njerëz të afërt me Ramën.

Pamë sulm të koordinuar mes Veliaj dhe Ramës ndaj SPAK në lidhje me korrupsionin në bashkinë Tiranë. Kulmi arriti dje ku në Konferencën e Kryetarëve, për llogari të Ramës, njeriut që ka firmosur investimin strategjik për Xhaçkën, sulmuan hapur anëtarët e GJK, duke shpallu madje atë që nuk është dëgjuar në 33 vite, se GJK nuk i imponohet dot Kuvendit. Duke zhbërë kështu sistemin demokratik”, deklaroi Bardhi.

Të fundit