Flash News

Ditari i Opozitës

Mark Marku i përgjigjet Ramës: Ka marrë rrugët e po shfryn nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit

Mark Marku i përgjigjet Ramës: Ka marrë rrugët e po shfryn

Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Lezhës, Mark Marku i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili e ironizoi dhe e sulmoi gjatë prezantimit të programit të arsimit ditën e sotme.

Në një reagim në rrjetet sociale, Marku shkruan se Rama ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht

Kandidati demokrat kërkon që mos i përgjigjen më Ramës deri më 25 prill, ditën kur sipas tij kryeministri do të shporret.

“Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua. Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë.

Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend.  Mos ju përgjigjni! Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve.  Nuk kemi kohë për të humbur me të.

Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë.  Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike”, shkruan Marku në rrjetet sociale.

Të fundit