Flash News

Ditari i Opozitës

Mark Marku: ‘Lufta’ Berisha-Basha është për pushtet personal të të dyve

Mark Marku: ‘Lufta’ Berisha-Basha është për pushtet

Pedagogu Mark Marku, i cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të PD para ushtrimit të tij ka komentuar përplasjen mes ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në Opinion, Marku tha se lufta mes tyre nuk është për PD, por për pushtet personal.

“Në statut ekziston e drejta e delegatëve për mbledhjen e kongresit, por ka procedura. Berisha duhet të paraqesë listën e firmave. Problemi është cfarë deklaron njëri e tjetri. Është lufta psikologjike në bazë. Është e dukshme që kjo lëvizje nuk është për PD, është për pushtet personal të dyve. Berisha është sfidanti e për të rimarrë PD.

Një nga problemet e lëvizjes së Berishës është se nuk ka asnjë tezave një kërkese si ndryshojë PD. Argumente pse duhet bërë ky kongres. Qëllimi është për të larguar Bashën.

Në kongres kisha ide që mos të konsiderohet si normal, të krijohet një grup për një kongres tjetër që të diskutohet.

Atë që u mblodh pas dy muajsh nuk e kundërshtoi askush”, tha Marku.

 

Të fundit