Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja me PD, Meta: Rivendos përgjithmonë llogaridhënien

Marrëveshja me PD, Meta: Rivendos përgjithmonë

Nesër pritet të firmoset marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë sa i përket zgjedhjeve të 14 Majit 2023.

Pas takimit që Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën e quajti të mbyllur marrëveshjen me PD-në.

Në një postim në facebook, kreu i Partisë së Lirisë e quan marrëveshjen e opozitës një binom të jashtëzakonshëm dhe se rivendos përgjithmonë llogaridhënien.

Marrëveshja e opozitës është një binom i jashtëzakonshëm: "Referendum dhe Primare. Primare dhe Referendum."

Kjo marrëveshje nuk është vetëm në interes të opozitës, por të të gjithë shqiptarëve. Rivendos përgjithmonë Llogaridhënien!”, shkruan Meta në facebook, shoqëruar edhe një pjesë nga fjala e mbajtur në konferencën për media që zhvilloi mesditën e sotme.

Të fundit