Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja PD-PL/ Berisha: Historike! Çelet rruga për t’i dhënë Tiranës kryebashkiakun që meriton

Marrëveshja PD-PL/ Berisha: Historike! Çelet rruga për

Ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurt të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri. Kështu u shpreh kryedemokrati Sali Berisha pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me Ilir Metën për zgjedhjet lokale.

Lideri i demokratëve hodhi edhe akuza për vjedhje ndaj kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliajt.

“Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasquron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë.

Por, me fjalë të tjera, për të arkivuar në mënyrë figurative, në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, deri më sot, Erion Velinë, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj, i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale.

Me vjedhjet e tij monstruoze, me mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe shndërrimin e Tiranës në një nga 10 qytetet më të pista të botë, të klasifikuar së fundmi nëpërmjet ndërtimeve me katet pa leje, me dendësinë e popullatës, me shndërrimin e kryeqytetit në qytetin me pozicionin e 250-të në shërbimin shëndetësor, Erion Velia ka qindra motive të shkojë aty ku e ka vendin”, tha Berisha.

Ky i fundit tha se marrëveshja është historike sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia.

“Marrëveshja është historike sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia.  Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit. Edhe njëherë e konsideroj historike këtë marrëveshje, pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit absolutar të Edi Ramës dhe Erion Velisë”, deklaroi Berisha.

Të fundit