Flash News

Ditari i Opozitës

Marrëveshja Shqipëri-Itali, Besnik Mustafaj: Dhuratë e çmuar për krimin e organizuar

Marrëveshja Shqipëri-Itali, Besnik Mustafaj: Dhuratë e

Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, si dhe Ministër i Jashtëm Dhe ambasadori i parë shqiptar në Paris në epokën postkomuniste, shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj e cilëson një ‘dhuratë të çmuar’ për krimin e organizuar marrëveshjen e shumëdiskutuar Shiqipëri-Itali për emigrantët.

Në një intervistë për median e njohur italiane, La Stampa ai thotë se Shqipëria nuk ka përvojën e duhur për të menaxhuar një projekt të tillë, pasi sipas tij i mungon kuadri ligjor dhe burimet njerëzore të aftë profesionalisht për të kryer një mision të tillë

“Të jem i drejtpërdrejtë, mendoj se jo, nuk është një zgjidhje e mirë as për Shqipërinë, as për Italinë. Shqipëria nuk ka as më të voglin përvojë për të menaxhuar një projekt të tillë, i mungon kuadri ligjor dhe gjithashtu burimet njerëzore të aftë profesionalisht për të kryer një mision të tillë.

Në fund të fundit, kam frikë se kjo do të jetë një “dhuratë e çmuar” për krimin e organizuar, “kontrabandistët”, të cilët janë profesionistë të vërtetë në profesionin e tyre. Shumica e refugjatëve do të kthehen sërish në tokën italiane”, deklaron Mustafaj.

Ai shton se kostot mund të jenë të larta, pasi bëhet fjalë për tre mijë refugjatë në muaj dhe se personeli civil dhe policor do të jetë italian.

“Frika e madhe është se një turmë e tillë refugjatësh, të pakënaqur për shkak se janë marrë me dhunë, do të vrasë turizmin dhe në përgjithësi ekonominë lokale, e cila edhe në gjendjen aktuale është shumë e brishtë. Qeveria shqiptare deri tani nuk ka bërë absolutisht asgjë për të larguar këtë frikë”, deklaron Mustafaj.

Kujtojmë se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët është nënshkruar në 6 Nëntor 2023 në Romë nga kryeministrat Rama e Meloni. Plani i të dy qeverive ishte që në muajin Qershor të ishte gati infrastruktura në Shëngjin e Gjadër në mënyrë që të niste mbërritja e refugjatëve

 Marrëveshja do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese në vendin tonë, pas kërkesës së bërë nga deputetët e PD për deklarimin e saj të papajtueshëm me Kushtetutën.

 

  

 

Të fundit