Flash News

Ditari i Opozitës

“MAS mashtroi studentët për pagat në degët prioritare”, Xhaferri: I përfituan patronazhistët e FRESH!

“MAS mashtroi studentët për pagat në degët

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri është shprehur se të  rinjtë dhe studentët dekadën e fundit janë kategoria me diskriminuar nga kjo qeveri që prej vitit 2013.

Sipas tij ish- ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Edi Rama në 2023 deklaruan se nxënësit që do të zgjidhnin programet prioritare në mësuesi, bujqësi, turizëm, do të përfitonin një pagë prej 40 mijë lekësh, por rezultoi thjeshtë mashtrimi i radhës.

Postimi:

Të rinjtë dhe studentët dekadën e fundit janë kategoria me diskriminuar nga kjo qeveri që prej vitit 2013.

Ish Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Edi Rama në 2023 deklaruan se nxënësit që do të zgjidhnin programet prioritare në mësuesi, bujqësi, turizëm, do të përfitonin një pagë prej 40 mijë lekësh, por rezultoi thjeshtë mashtrimi i radhës.

Në Universitetin Fan Noli të Korçës nga 150 studentë në dëget e caktuara prioritare me rezultate te lartë kanë përfituar pagë vetëm 24.

Në Universitetin e Vlorës deri tani asnjë student nuk e ka përfituar një bursë të tillë, nëse kanë mbetur më studentë për këto degë.

Në Shkodër nga 64 studentë në degët prioritare kanë përfituar pagë vetëm 14 studentë.

Përfituesit në jo pak raste rezultojnë patronazhistë të FRESH dhe të rinjtë që plotësojnë për dekor takimet e liderit nëpër qytete.

Vizioni i kësaj qeverie po shkrin universitetet pasi këta nuk duan të rinj të mirëshkolluar, por duan argatë të disiplinuar.

Të fundit