Flash News

Ditari i Opozitës

Masat e sigurisë për protestuesit, Noka: Pa prova e fakte, përgjegjës për dhunën është Skënder Hitaj

Masat e sigurisë për protestuesit, Noka: Pa prova e fakte,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka foli pas përfundimit të seancës gjyqësore ku u caktuan masat e sigurisë për protestuesit e shoqëruar gjatë protestës së 17 Prillit.

Për mediat, Noka tha se gjyqtari mori një vendim të pabazuar në prova e fakte, duke risjellë në vëmendje dhunën që policia përdori ndaj qytetarëve që protestuan.

Noka bëri përgjegjës për dhunën e ushtruar Drejtorin  e Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj.

“Një polici shteti që nga dita në ditë po degradon duke u sjellë si një bandë për të mbrojtur narkoregjimin dhe jo për të për t'i shërbyer ligjit dhe kushtetutës së këtij vendi, përcolli një mesazh shumë të rëndë me sjelljen e saj banditeske. Për këtë Partia Demokratike bën përgjegjës të gjithë trupën drejtuese e cila merr urdhra nga Edi Rama, kreu i narkos.

Protesta e ditës së premte tregoi që policia e shtetit, kupolën e saj vetëm se ka ndërruar dorë. Nga Gys Agasi që kontrollonte gjithë emërimet dhe së bashku me të dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Prodën, policia kaloi në duart e Oltion Bistit, i cili u emërua nga Edi Rama si koordinator me krimin dhe me policinë. Ushtari i Oltion Bistrit është Skënder Hitaj. Ai do të konsiderohet përgjegjësi i asaj dhune dhe konsiderohet si një kamikaz politik i regjimit dhe armik i opozitës dhe i Partisë Demokratike.

Një nga ata që prokuroria dhe gjykata vendosën masën me burg, është kapur me ujë në dorë, me shishe me ujë duke pirë ujë. I kanë thënë është molotov ujin, ujin që po pinte. Pra kjo nuk ndodh kund. Tani, ne jemi këtu për të denoncuar edhe gjyqtarin i cili pa provë, pa fakt, pa asnjë të dhënë konkrete, qytetarë dhe protestues të thjeshtë, madje mes tyre dhe dy invalidë, i konsideron grup dhe i konsideron si persona përgjegjës për dhunë”, deklaroi Noka.

Të fundit