Flash News

Ditari i Opozitës

Maturantët në protestë, Zhupa: E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara. Kërkesat ndaj ministres Kushi

Maturantët në protestë, Zhupa: E rritën “Turin”

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar lidhur me shqetësimet e maturantëve për testin e biologjisë. Sipas maturantëve, pyetjet nuk kishin lidhje me njohuritë që ata kishin marrë dhe se rrezikojnë që të “digjen”, duke mos fituar degët që duan.

Zhupa thotë se këto janë probleme të përsëritura dhe që tregojnë se nuk ka vullnet për t’i zgjidhur.

“Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj. Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standarti, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente”, shkruan Zhupa në rrjetet sociale.

Kjo e fundit shton se në muajin mars e thirri ministren e Arsimit, Evis Kushi në interpelancë për maturën shtetëore, ndërsa shton se kjo e fundit nuk mori asnjë sugjerim parasysh dhe se bëri vetëm propagandë.

“Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi, hartimi e tezave me përgjegjesi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza “ Turi” me papërgjegjshmërinë më të madhe”, shton Zhupa.

Deputetja thotë se të hënën  në orën 16:00 maturantët do të protestojnë sërish. Thirrjet e Zhupës ndaj Kushit janë:

- Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit.

- Të rishikohet çelësi i provimit, sipas verejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë.

- Të ndryshojnë kufinjtë e vlërësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.

- Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.

Maturantët në protestë, Zhupa: E rritën “Turin”

Të fundit