Flash News

Ditari i Opozitës

“Mbajta Berishën larg fushatës”, Nishani hedh poshtë akuzat e Bashës: Gënjeshtar! I kërkonte gjithë ditën ta udhëzonte

“Mbajta Berishën larg fushatës”, Nishani hedh poshtë

Ish-presidenti dhe ish kreu i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka hedhur poshtë akuzat e kreut të PD, Lulzim Basha, pasi ky I fundit tha se e ka mbajtur ish kryeministrin Sali Berisha larg fushatës në 2011-ën.

Në një postim në facebook, Nishani shkruan se Basha asokohe i kërkonte  Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.

"Të nderuar miq, një gënjeshtar kongjenital jo vetëm që nuk mund të na udhëheq në ndonjë fitore por na shkaktoi në tetë vite, kaosin, hallakatjen dhe dekurajimin më të madh politik që kemi patur ndonjëherë brenda Partisë Demokratike. Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, Bashkinë e Tiranës, pa Berishën !Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm te shikoja se si gjatë gjithë ditës, L. Basha i kërkonte S. Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës. Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne.

11 Dhjetori 2021, po vjen me shpejtësi.  Uragani i njerëzve të ndershëm, trimave e patriotëve do të shpëtojë Partinë Demokratike. Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë", shkruan Nishani.

 

Të fundit