Flash News

Ditari i Opozitës

Mbështetësi i Berishës thirrje Bashës: Mos i lërë anëtarët e PD që të marrin në dorë fundin tënd politik

Mbështetësi i Berishës thirrje Bashës: Mos i lërë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Indrit Hoxha ka folur për zhvillimet që pritet të ndodhin në selinë blu. Kujtojmë që nesër përfundon afati që Komisioni i ka vendosur kryedemokratit Lulzim Basha për të liruar zyrën.

Ndërkohë ish-lideri Sali Berisha ka thirrur protestë në datën 8 para selisë blu. Hoxha tha për “Breaking” se ka mundësi që Basha edhe mund të mos e lirojë vullnetarisht zyrën, ndërsa i bëri thirrje që të largohet në mënyrë paqësore. Ai "këshilloi" Bashën që të mos e lërë fundin e tij poltik në dorë të anëtarëve të PD.

“Lëvizja e zotit Berisha ngjall shpresën e demokratëve. Gjatë katër muajve unë i kam parë demokratët më të motivuar se kurrë. Unë dyshoj që zoti Basha nuk do e lirojë zyrën e tij por në datë 8 janar kandidatët dhe mbështetësit e PD-së kanë të gjithë të drejtën morale dhe ligjore për të kryer punën e një përmbaruesi dhe ta nxjerrin Bashën nga zyra.

Unë i bëj thirrje zotit Basha që ka ftesë ta lirojë zyrën në mënyrë paqësore dhe të vullnetëshme sepse nuk do jete e mirë për të që fundi i tij politik ta marrin në dorë anëtarët e PD", tha Hoxha.

 

Të fundit