Flash News

Ditari i Opozitës

Mbetjet e Kurum, Zhupa: Hetimet e SPAK të shkojnë deri tek Vengu e Kumbaro

Mbetjet e Kurum, Zhupa: Hetimet e SPAK të shkojnë deri tek Vengu e

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa foli për hetimet për mbetjet e rrezikshme të Kurum.

Në një lidhje për MCN Live, Zhupa tha se hetimet duhet të udhëhiqen nga SPAK, duke përfshirë ministren Mirela Kumbaro dhe ministrin Pirro Vengu, asokohe drejtor i Portit të Durrës.

Zhupa tha se lidhjet mes Arta Dollanit dhe Mirela Kumbaros janë të qarta, pasi ministrja e ka shfrytëzuar Dollanin për të zbatuar urdhrat.

“Mirela Kumbaro e kishte njeriun më të afërt Arta Dollanin, atë që u arrestua. Kur Kumbaro ishte ministre e Kulturës, Arta Dollanin e emëroi drejtoreshë të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Kur iku si ministre e Mjedisit, e emëroi drejtoreshë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Tani që iku te Ministria e Arsimit, e bëri brenda ditës pa konkurs drejtoreshë të Arsimit Parauniversitar. 

Arta ishte njeriu më i afërt i Kumbaros. Shkonte në çdo institucion ku shkonte Kumbaro pa ndonjë ekspertizë në fushë, shkonte për të zbatuar urdhrat. Këtë duhet të hetojë SPAK, urdhrat e kujt zbatonte.

 Pse u lejua kjo situatë? Si u dhanë licencat? A monitoroheshin këto kompani? Ku kanë shkuar mbetjet e rrezikshme. Kjo nuk mund të zhvishet nga përgjegjësia penale dhe duhet të shkojë deri në maja, për të hetuar Mirela Kumbaron dhe Pirro Vengun si drejtor i Portit në atë kohë. Nuk kanë kaluar 2.8 gramë mbetje, por 2800 tonë mbetje. Drejtori i Portit të Durrësit duhet të ketë rol dhe të kuptojë se çfarë me mekanizmat  e kontrollit brenda Portit të vet. Prandaj duhet të shkojë ky hetim në nivelet më të larta. Këtë duhet të hetojë SPAK. Urdhrat e kujt?”, deklaroi Zhupa.

Të fundit