Flash News

Ditari i Opozitës

Mbetjet toksike, Meta: Nxisim hetim të menjëhershëm parlamentar

Mbetjet toksike, Meta: Nxisim hetim të menjëhershëm parlamentar

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi hetim të menjëhershëm parlamentar për mbetjet toksike.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se do të nxisin deputetët të kërkojnë hetim për importin mafioz të mbetjeve toksike. Meta theksoi se është e rëndësishme që opozita të bëhet bashkë për interesin publik.

“E kemi bërë të qartë dhe në konferencën e fundit për shtyp, ku bashkë me zotin Blushi ndaluam në mënyrë të  veçantë për importin mafioz të mbetjeve toksike.

Dhe, me pas u ndalëm dhe në prioritetit tonë tjetër në 5 prioritetet, atë të bujqësisë. Se, ne kemi kërkuar deputetëve tanë menjëherë të kërkojnë dhe të nxisin një hetim parlamentar.

Dhe, aq më mirë e gjithë opozita të bashkohet për një çështje që është jo vetëm e interesit publik, por është një çështje edhe e interesit kombëtar. Kuptoheni se, si mund të vijnë turistë vitin tjetër, në një vend, i cili është bërë një magazinë e mbetjeve toksike, që nuk i pranojnë dhe vendet më të pazhvilluara në botë”, deklaroi Meta.

Të fundit