Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Basha kërkon ngritjen e tre komisioneve hetimore

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Basha kërkon ngritjen e tre

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Burime nga PD bëjnë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore për zgjedhjet e 25 prillit, çështjen Beçhetti dhe inceneratorët.

Po ashtu, Basha ka kërkuar nga deputetët që si masë emergjence të kërkojnë në parlament uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. 

Basha deputeteve: Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSHsë për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.

“1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, që u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.

3-Komision hetimor për inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, tha Basha në mbledhjen e grupit.

Të fundit