Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Grupit, PD: Mandati i Sali Berishës u konfirmua në 6 mars

Mbledhja e Grupit, PD: Mandati i Sali Berishës u konfirmua në 6 mars

Partia Demokratike i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Sipas të cilit ish kryeministri Sali Berisha nuk duhet të marrë nesër pjesë në mbledhjen e thirrur të Grupit Parlamentar.

Floriana Garo, Drejtoreshë e Komunikimit te Partise Demokratike shkruan në një reagim zyrtar se mandati i Berishës është konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.

Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike!

Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.

Ata qe morën vendime duke shkelur statutin, pa pyetur këshillin kombëtar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.

Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund!

Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe!

Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre.

Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!”, shkruan Garo. 

Të fundit