Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Paloka zbardh tri risitë për primaret: Do votojnë edhe simpatizantët e PD

 Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Paloka zbardh tri risitë për

Këshilli Kombëtar ka caktuar dhe rregulloren e primareve. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se u vendos për tri risi, siç është votimi i kandidatëve jo vetëm nga anëtarësia por edhe simpatizantët e PD.

”U diskutua rreth kësaj çështje, ajo që mund të konsiderohet risi në primaret e fundit, në votime nuk do marrin pjesë vetëm anëtarësia por edhe simpatizantë. Përcaktohet saktë në statut se kush janë simpatizantët dhe si regjistrohen.

U fol për kandidimin e kryetarëve të degëve dhe pozicionin që duhet të mbajnë në momentin që kandidojnë. Kryetarët e degëve do të kandidojnë gjatë kohës që funksionet e tyre do ti kryejë një nga nënkryetarët, gjatë primareve kryetarët nuk do të ushtrojnë detyrën e tyre. \ Në rast se ata do të fitojnë dhe do të shpallen kandidatë zyrtarë për zgjedhjet, statusi e përcakton që nuk janë më kryetarë, po kandidatë për pushtetin lokal.

U diskutua edhe nëse do të ketë apo jo balotazh dhe u vendos që do të qëndrojë  si proces gjatë votimit. Këto ishin tre risitë, pjesa tjetër dihet se ka qenë edhe në primaret e tjera”, tha Paloka.

 I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes nëse kishte anëtarë të tjerë të këshillit Kombëtar veç Biberajt që kërkuan një datë për protesta, Paloka u shpreh se “Kjo është një cështje që ishte në rend dite u diskutua dhe u morën dhe vendimet e duhura që do i merrni vesh në kohën e përshtatshme”.

Partia Demokratike do të caktojë nesër grupin negociator që do të hyjë në negociata me aleatët për të vendosur si do të dalin në zgjedhje vendore, teksa Paloka saktësoi se ky grup negociator do të kryesohet nga Berisha.

 

Të fundit