Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Këshillit të i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Peleshi i dha mundësi të prishë provat

Mbledhja e Këshillit të i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Peleshi

Vjen reagimi nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas njoftimit të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, se Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 28 janar 2026 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në FB, Bardhi e cilëson zvarritjen 6-javore si një akt të paprecedent dhe një shkelje të rëndë të Rregullores, duke akuzuar mazhorancën socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për pengim të drejtësisë dhe mbrojtje të korrupsionit qeveritar.

Reagimi i plotë

Pas kallëzimit penal për shpërdorim detyre nga Grupi Parlamentar i PD, sot pasdite Niko Peleshi ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Mandateve në datën 28 Janar 2026, pra fiks 6 javë pasi SPAK ka paraqitur kërkesën.

Ky bllokim 6-javor është i paprecedent dhe një akt i lartë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste, që ka vendosur të jetë bunkeri i të korruptuarve të qeverisë së Edi Ramës.

Pengimi i drejtësisë dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK për 6 javë, ka cënuar hetimet dhe i ka dhënë mundësi të pandehurës Balluku që të tentojë prishjen e provave/intimidimin e dëshmitarëve.

Edi Rama nuk fshihet më në vullnetin e tij për të mbrojtur korrupsionin qeveritar. Akte si këto, të diktuara nga tmerri se drejtësia po i afrohet më në fund atij vetë, tregojnë se sa të shpejtë dhe të dhimbshëm do ta ketë fundin e tij.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD dënoj me forcë shkeljen e Rregullores nga Niko Peleshi dhe zbatimin prej tij të urdhërit politik të Edi Ramës për të zvarritur çështjen dhe për të penguar drejtësinë.

Të fundit