Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, dy deputetët që munguan

Mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, dy

Kryedemokrati Basha mblodhi dot në orën 18:00 në selinë blu Kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në PD.

Mediat bëjnë me dije se në këtë mbledhje munguan Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi, të cilët janë rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha. Bylykbashi ka marrë pjesë në Foltoret e Berishës, ndërsa Vokshi i doli kundër kryedemokratit pasi ky i fundit vendosi të hapë garën për të zgjedhur kryetaren e re të Forumit të Gruas së PD-së.

Në fjalën e tij për mediat përpara se të hynte në mbledhje, Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha se ishte kthyer në një tub oksigjeni për Edi Ramën, e ndërsa shtoi se këtë tub do e këpuste Basha dhe se koha e ish-kryeministrit ka mbaruar.

Të fundit