Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Kuvendit më 11 Dhjetor, Strazimiri: E kotë t'i vendosin barriera, do dalë një PD më e fortë

Mbledhja e Kuvendit më 11 Dhjetor, Strazimiri: E kotë t'i

Ish-kryeministri Sali Berisha shpalli nga 'Foltorja' e Lezhës mbledhjen e Kuvendit Komëbtar të PD-së më 11 Dhjetor, për ndryshime statutore që do të përkojë edhe me shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i partisë.

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri deklaron i bindur se Kuvendi do të krijojë një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.

"Bëhet fjalë për thirrjen e një referendumi të partisë, ndryshimet stature dhe një pikë ku thuhet të ndryshme. Gjithçka do vendoset aty, gjithçka do ta vendosin delegatët me votën e  tyre të lirë. Do të rikrijojmë një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur," tha Strazimiri.

Strazimiri i ka quajtur të kota të gjitha tentativat për t'i vendosur barriera Kuvendit, që sipas tij është i vetmi sovran i partisë pa votën e të cilit nuk mund të përcaktosh as referendumet.

"Mund të heqësh çfarë të duash nga statuti, në fund fare të duhet dhe vota e Kongresit. Kongresi është sovrani i PD, vendos ai nëse do të ketë apo jo referndum, do parashikohet referendumi apo jo në statut. Që është  instrumenti më demokratik pyetja e anëtarësisë së vë njeri në dyshim, nuk ka as statut as kryetar që ta ndalojë. Të përpiqesh ti vendosësh barriera Kongresit, sovranit të PD, është debat i kotë që nuk kam ndërmend ti hyj," shtoi ish-deputeti demokrat.

Ish-deputeti përkrahës i Berishës, hodhi poshtë mundësinë e kontestimit të firmave të mbledhura në 'Fotoret' e Berishës. Ai theksoi se janë mbledhur shumëfish firma krahasuar me ato që i duheshin thirrjes së Kuvendit.

"Jo. Janë të gjithë të identifikuar me firma, funksione dhe numrin e kartës. Sipas statutit, 1/4 e anëtarësisë mbledh Kuvendin, pikë. Nuk ka asnjë diskutim. Firmat verifikohen nga Kryesia e partisë. Është zero mundësia e dikujt për të trukuar identitetin e pjesëmarrësve dhe zero mundësia e cilitdo të dyshojë te identiteti i pjesëmarrësve. Janë mbledhur shumëfish i asaj që duhen," përfundoi Strazimiri.

Të fundit