Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Ramës me ministrat, reagon Basha: Pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion

Mbledhja e Ramës me ministrat, reagon Basha: Pranoi se qeveria e tij e ka

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ministrat e tij, ku i kritikoi këta të fundit në lidhje me abuzimet me tenderat.

Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati shprehet se Rama pranoi pas 8 vitesh se e ka zhytur vendin në korrupsion, por nuk thotë se "peshku qelbet nga koka".

“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”- shkruan Basha, ndërsa poston një artikull të transparency International sipas të cilit në Shqipëri shteti është i kapur nga korrupsioni dhe ligjet me porosi.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri me dije sot se në fillim të vitit 2021, janë kryer 936 procedura ku 70% e tyre kanë pasur problematika në hartimin e kritereve dhe se 20% e institucioneve nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve. Sipas kryeministrit, nga analiza e 25 institucioneve, në 21 prej tyre, 30-40 % të procedurave tenderuese i kanë vetëm me një operator ekonomik. Kryeministri u ka bërë të qartë ministrave se nëse nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre pas rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike për tendera me probleme, do i çojë në SPAK.

Të fundit