Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja në Shkodër, marrin pjesë edhe kryebashkiakët e opozitës

Mbledhja në Shkodër, marrin pjesë edhe kryebashkiakët e
Në foto/ Hil Curri kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në Shkodër në një takim ministrat e qeverisë dhe kryebashkiakët.

Takimit i janë bashkuar edhe kryebashkiakët e opozitës, Rrok Doda, kryebashkiaku i Pukës, Hil Curri kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Albert Mëlyshi kryebashkiaku i Mirditës dhe Finsik Qosja, kryebashkiaku i Kavajës.

Pritet të bëhet një analizë e thelluar e punës së drejtuesve politikë të qarqeve dhe kryebashkiakëve. Rama ka mbërritur në Shkodër pak më parë, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar.

Analiza pritet të jetë periodike deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës për të problematikat e qytetarëve dhe të organizimit të PS-së.

 

Të fundit