Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhet grupi parlamentar i PD, çfarë pritet

Mblidhet grupi parlamentar i PD, çfarë pritet

Mëngjesin e kësaj të enjteje është mbledhur grupi parlamentar i demokratëve. Mbledhja është thirrur nga kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj dhe pritet të zgjasë rreth një orë, pasi më pas, demokratët do të shkojnë në Kuvend.

Në mbledhje do të marrin pjesë edhe anëtarë të “Komisionit të Rithemelimit”

Pritet që PD të dalë më një qëndrim për çështjen e Presidentit të ri, pas ftesës për konsultim që erdhi nga socialistët.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se do të takohet në vijim me Alibeajn. Ndërsa ish-lideri Sali Berisha ka thënë prerë se nuk do të votojë një kandidat të mazhorancës për në krye të shtetit.

Të fundit