Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, në Kryesinë e Kuvendit mbërrin edhe Berisha. Ç'pritet të ndodhë

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, në Kryesinë e Kuvendit

Sot është parashikuar të mbahet Konferenca e Kryetarëve.

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur edhe kreu i PD, Sali Berisha i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Mësohet se gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Ende nuk dihet nëse deputetët e opozitës do të bllokojnë edhe veprimtarinë e kësaj mbledhjeje siç kanë bërë me disa komisione dhe me dy seancat e fundit parlamentare.

 

Të fundit