All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Mbylli kamerat e selisë”/ PD i përgjigjet Vokshit: Gënjen! I nxorët jashtë përdorimit

All - Paragraf - 1

“Mbylli kamerat e selisë”/ PD i përgjigjet Vokshit:

Deputetja demokratë Abana Vokshi deklaroi një ditë më parë në studion e “Zona Zero”, se kryedemokrati Lulzim Basha kishte mbyllur kamerat e katit të parë dhe të dytë të selisë.

All - Paragraf - 3

Partia Demokratike ke reaguar në Facebook me një video, teksa shkruan se Vokshi gënjen, pasi ishin ata që gjatë protestës kanë nxjerrë jashtë funksioni kamerat e instaluara brenda dhe jashtë selisë blu.

Postimi i plotë:

Partnerët në krimin e Sali Berishës po përpiqen të shpërndajnë përditë më shumë gënjeshtra dhe mashtrime për të mbuluar dhunën kundër PD.

Pasi dështuan sepse demokratët i kanë braktisur, ata tani duan të mbulojnë sadopak sulmin kundër demokratëve në 8 janar. Albana Vokshi gënjen: gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët para dhunimit të PD, ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të selisë.

Çdo demokrat e çdo shqiptar pa në 8 janar se Sali Berisha ishte gati të sakrifikojë dhe jetën e tyre për hallin e tij. PD është e demokratëve, nuk është më e një njeriu "non grata" për korrupsion. Ai është tashmë vetëm një e shkuar e dhunshme dhe e keqe!

NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN

Të fundit