Flash News

Ditari i Opozitës

Më 25 prill, lufta për Tiranën; Gurakuqi: Shpërndarja e mandateve, e pajustifikueshme! Është fiksim paraprak i rezultateve zgjedhore në tavolinë

Më 25 prill, lufta për Tiranën; Gurakuqi: Shpërndarja e
Foto Ilustruese/ Ish-deputeti i PD-së Romeo Gurakuqi

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare banorët e qarkut Dibër dhe Gjirokastër do të kenë nga një deputet më pak, teksa këta 2 ligjvënës do t’i shtohen Tiranës.

Në parlamentaret e 2021-shit, kryeqyteti nga 34, do të zgjedh 36 deputet. Ndërsa Dibra dhe Gjirokastra, me justifikimin e rënies demografike, do të zgjedh nga një më pak, respektivisht 4 dhe 5.

Pikërisht për këtë ndryshim ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gurakuqi shkruan se: “Konventat kushtetuese mbi bazën e të cilave u themelua Shqipëria janë injoruar plotësisht”.

Sipas Gurakuqit, as lëvizjet demografike dhe “asnjë ndryshim në regjistrat e gjendjes civile nuk mund të justifikojë prishjen e balancës historike të vendit dhe të drejtat e komuniteteve të lira të përfaqësohen në Parlamentin e Shqipërisë”.

Për ish-deputetin demokrat, ky është një vendim i mirëmenduar dhe i ndërmarrë për çështëje politike, pa asnjë llojë ekspertize, dhe që mund të cënojë rëndë përfaqësimin parlamentar.

Reagimi i plotë i Gurakuqit:

36 deputete per Tiranen, 16 per Fierin, 14 per Elbasanin, nje me pak per Gjirokastren, Permetin, Tepelenen dhe po ashtu per Dibren, Matin, Bulqizen. Nderkohe, asnje kolegj perfaqesues me shume per Shkodren, Koplikun, Malesine, Dukagjinin, Puken, Fushe Arresin, Sapen, Nenshkodren, etj. E njejta situate per Korçen, Pogradecin dhe Kolonjen. Dy qarqet nga ku u ideua Shqiperia mbeten keshtu me nga 11 kolegje zgjedhore. Konventat kushtetuese mbi bazen e te cilave u themelua Shqiperia jane injoruar plotesisht.
Popullin po e detyrojne te braktise vendbanimet stergjyshore; vendet e komuniteteve historikisht te lira i kane kthyer ne hapesira te boshatisura per te cilat nuk jepet asnje investim.
Padrejtesia perfaqesuese e qeverise vijon. Arkitektet e disbalancimit te Shqiperise dhe zhvillimit te pabarabarte te krahinave, tanime kane marre mandat te plote per vulosjen me numra te rinj kolegjesh elektorale ndarjen e padrejte administrative te vendit.
Asnje ndryshim ne regjistrat e gjendjes civile, asnje emigrim i shtetasve shqiptare, qe ruajne shtetesine nuk mund te justifikoje prishjen e balances historike te vendit dhe te drejtat e komuniteteve te lira te perfaqesohen ne Parlamentin e Shqiperise.
Tirana zyrtare politike eshte e shkeputur me dashje, me arrogance, me mosperfillje dhe me papergjegjshmeri nga Shqiperia Tjeter. Nje shkelje flagrante e interesit publik perfaqesues dhe zhvillimor.
Zero ndjeshmeri ndaj interesave dhe te drejtave te popullit qe qeverisin. Zero ekspertize para marrjes se vendimeve kaq te rendesishme. Asnje metedologji e plote dhe e miremenduar per te percaktuar vendimarrjen perfaqesuese.
Fatet tona te ardhshme sot gjenden ne duar diletantesh te pasuruar ne menyre ilegale, qe nuk pyesin per asgje. Mosperfillje ndaj te drejtave komunitare per perfaqesim te pershtatshem. Injorim me ligj i te drejtave te emigranteve per te votuar ne kolegjin elektoral te vendlindjes. Zero pergjegjesi per krimin e nxjerrjes se shqiptareve jashte vendit nga te korruptuarit dhe vrasesit e te ardhmes se vendit.
Asnje arsye historike, etnografike, asnje arsyetim i te drejtes publike nuk justifikon 36 kolegje elektorale per Tiranen, 16 kolegje elektorale per Fierin dhe 14 per Elbasanin, vec yryshit te "specialisteve socialiste" per fiksim paraprak te rezultateve zgjedhore ne tavoline dhe ambicjes se familjeve sunduese per perjetesim te kamufluar pushteti.

Të fundit