Flash News

Ditari i Opozitës

Me Bashën apo Berishën në koalicion në zgjedhjet e 6 marsit? Mediu dhe Duka tregojnë kushtin: Varet nga kandidatët

Me Bashën apo Berishën në koalicion në zgjedhjet e 6 marsit?

Dy grupimet e ndara të PD-së kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në 6 mars në 6 bashki të vendit që janë pa kryetarë.

PD zyrtare e Lulzim Bashës dhe Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës u kanë bërë ftesë aleatëve për koalicion në këto zgjedhje.

Aleatët Fatmir Mediu i PR dhe Agron Duka i PAA duket se nuk janë të vendosur se me cilën anë do të bashkojnë forcat.

Agron Duka tha në Open se nuk do të pozicionohen as me Bashën apo me Berishën, por do të mbështesin grupimin me kandidatin më të pëlqyer në komunitet.

Nga ana tjetër, Mediu nuk preferoi të japë një përgjigje konkrete por tha se aleatët do të ftojnë dy grupet në një tryezë që të përcaktojnë logjikën si mund të jetë PD e bashkuar për kandidatë të përbashkët.

Pjesë nga biseda:

A jeni pjesë e bisedimeve me Berishën?

Bisedë zyrtare nuk kemi bërë me grupet e PD. Kam bërë një takim informal me Berishën dhe kemi biseduar për situatën politike, por ka thënë opsionet e veta dhe pse mendon se ky grup fiton zgjedhjet pavarësisht se pjesa tjetër e PD është e ndarë. Duke bërë koalicion mund të fitojë disa bashki. Jam skeptik se dy PD e ndara mund të jenë më të forta.

Nëse ju ftojnë të dyja palët, kë do zgjidhnit?

Është e vështirë. Duke u konsultuar me strukturat dhe me aleatët tjerë mendojmë nëse mbështesim një grup duket sikur përkrahjen përçarjen.

Në bashki të ndryshme mbështesim një kandidat më të parapëlqyer nga komuniteti.

NË Durrës nëse pëlqejnë një kandidat që i përkrahin Berishën mbështesim atë. Do shikojmë kandidatin dhe jo grupimin Bashës apo Berishës.

Koalicion është një nga mënyrat që Komisioni i Rithemelimit për tu paraqitur në KQZ, do pranoni?

Do preferoj që të mos bëhemi pjesë e një koalicioni as me Bashën as me Berishën.

Mediu: Ka debate që shtyjnë në polarizim të dy grupet. Një kandidat i përbashkët i faktorëve opozitarë është  e vetmja mënyrë për të përballur regjimin e Ramës.

Kam qenë 30 vjet në koalicion me PD, pavarësisht kush ka qenë drejtuesi. Mund të thërrasim një tryezë që të përcaktojmë logjikën si mund të jemi të bashkuar për kandidatë të përbashkët.

  

Të fundit