Flash News

Ditari i Opozitës

“Me mafian apo me qytetarët”/ Nesër protestë para SPAK, kërkohet drejtësi për teatrin

“Me mafian apo me qytetarët”/ Nesër protestë para

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka njoftuar protestë nesër para SPAK. Këlliçi shkruan në Facebook se protesta do të zhvillohet për të kërkuar drejtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar për të cilën SPAK nuk reagon.

Këlliçi fton qytetarët t’i bashkohen protestës e cila do të zhvillohet në orën 10:00.

“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK!”, shkruan Këlliçi.

“Me mafian apo me qytetarët”/ Nesër protestë para

Të fundit