Flash News

Ditari i Opozitës

Me një apo dy lista në zgjedhje? Basha: Opozita është e bashkuar në çdo aspekt

Me një apo dy lista në zgjedhje? Basha: Opozita është e
Foto ilustruese/ Takim mes opozitës së bashkuar

Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha shuajti zërat, duke thënë se opozita është e bashkuar për në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur nëse PD do të garojë në një listë të përbashkët me LSI-në, Basha tha se “Të gjitha vendimet që do të merren do të jenë në funksion të këtij detyrimi madhor që kemi ndaj shqiptarëve për të bërë të mundur përkthimin e kësaj ndjesie popullore, e kësaj, e këtij nguti, këtij nxitimi i njerëzve për ndryshim në një ndryshim sa më të thellë dhe domethënës”.

Sipas kryedemokratit, mozaiku i ofertave dhe zgjidhjeve tregon pasuri të opozitës dhe është një nga kriteret kryesore.

Të fundit