Flash News

Ditari i Opozitës

“Më përzuri në 96-ën nga PD”, Ruli rrëfen përplasjet me Berishën: Si më riktheu në parti bashkë me Gramoz Pashkon

“Më përzuri në 96-ën nga PD”, Ruli rrëfen

Genc Ruli, një nga themeluesit e Partisë Demokratike rrëfeu rrugëtimin e kësaj force politike dhe vitet e saj më të vështira, ato mes 1997-2005.

Ruli foli dhe për marrëdhënien me liderin historik të PD, Sali Berisha, duke thënë se ai vendosi të mos e kandidojë më 1996.

Por, sipas tij, Berisha e kuptoi gabimin me largimin e tij dhe të Gramoz Pashkos, ndaj dhe vendosi t’i rikthejë sërish në vitin 2004, duke iu kërkuar takim dhe iu thënë të zgjidhnin zonën që donin për të kandiduar.

“PD shihej si shpresë nga populli, por 3 vite pasi kishte ardhur në pushtet mori goditje të thellë. Ama ishte mësimi i parë për të gjithë ne. Unë kam folur, Berisha më ka ndërprerë disa herë, se llafi im ishte që të mos heqim dorë nga Kushtetuta.

Më kujtohet se ka ndërhyrë Eduart Selami dhe i ka thënë Berishës se “zotëria po flet, lëre të mbarojë”. Ishte një leksion i keq për demokracinë, që la pasojat e veta, dhe që u pasuan nga katastrofa e 97-ës, dyshimi që shqiptarët krijuan te demokracia.

Pastaj ishte dhuna më e madhe, ajo e 2001. PD, me cdo lider tjetër në atë moment, do ishte tretur, shkrirë e ndarë. Aftësia dhe kokëfortësia e Berishës për të qëndruar e mbajti gjallë. Flas për periudhën 1997-2005, që është një periudhë e vështirë për PD, për gabimet e saj", tha Ruli në “Real Story”.

Të fundit