Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu mbledh Asamblenë Kombëtare të PR, thirrje për bashkim të opozitës

Mediu mbledh Asamblenë Kombëtare të PR, thirrje për bashkim

Partia Republikane mblodhi sot Asamblenë Kombëtare nga ku bëri thirrje për bashkimin e opozitës si e vetmja rrugë për t’u përballur me keqqeverisjen e Edi Ramës. Kreu i PR, Fatmir Mediu argumentoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar përbëjnë rrezikun më të madh për Shqipërinë.

“Blerja masive e zgjedhjeve, kërcënimi i votuesve, bashkëpunimi hapur me krimin, krijimi i një administrate politike zgjedhore, me patronazhistë dhe aktivistë, kishin dhe kanë një qëllim të vetëm: kontrollin e jetës suaj, të shoqërisë shqiptare, duke krijuar bindje se ka një Zot, që nuk është ai për të cilin folët ju, por është Edi Rama. Përballë nesh ka dy rrugë: të ulim kokën ose të ngrihemi. Të luftojmë të ndërtojmë fatin tonë, të familjeve tona, vendit tone”, tha Mediu.

Ai tregoi rrugën që duhet të ndjekë opozita për të fituar besimin e qytetarëve.

“Garantimi i koalicioneve zgjedhore përmes reformës zgjedhore, gara me lista të hapura, vota e diasporës, ndëshkimi i partive dhe deputetëve që manipulojnë zgjedhjet duhet të jenë disa nga objektivat parlamentare. 

Ne do të kemi besimin dhe mbështetjen e njerëzve, kur të kuptojmë se fati ynë është i lidhur me shqiptarët dhe jo e kundërta, që fati i shqiptarëve qenka i lidhur me ne. Dhe po vij tek detyra jonë, federata apo konfederata e opozitës, quajeni si të doni, sepse opozita e bashkuar është rruga e vetme për të mposhtur të keqen e kësaj qeverie”, shtoi ai.

Të fundit