Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu me strukturat në Kamëz: Koha për tu ngritur kundër regjimit të korruptuar, antishqiptar dhe antieuropian

Mediu me strukturat në Kamëz: Koha për tu ngritur kundër

Kryetari i Partisë Republikane zhvilloi një takim me strukturat e partisë në Kamëz, nga ku ngriti shqetësimin për rritjen e nivelit të varfërisë, papunësisë dhe largimit të shqiptarëve.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen, kundër këtij regjimi të korruptuar, antishqiptar dhe antieuropian, siç e quan ai.

Postimi i plotë:

Takim me strukturat e Partisë në Kamëz

Kudo varfëri, papunësi, pasiguri, mungesë shpresë, të rinj dhe profesionistë të gjithë duan të largohen nga Shqipëria.

Rama na e ka bërë jetën të padurueshme thonë banorët e Kamzës.

Në emër të Partisë Republikane theksova se -fatin tonë e kemi vetë në dorë. Është koha për tu bashkuar dhe ngritur kundër ketij regjimi të korruptuar, antishqiptar dhe antieuropian.

Të bashkohemi në cdo skaj të Shqipërisë, të bashkohemi në cdo qëndër votimi të përballemi me krimin, korrupsionin e lidhur me qeverinë i cili kërkon të manipulojë zgjedhjet, kontrrollojë lirinë dhe jetën tonë.

Të bashkojmë në Partinë Republikane të djathtën historike dhe të rinjtë që kanë detyrimin në emër të familjes dhe Kombit të ndërtojnë Shqipërinë Europiane.

Të fundit