Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu në Kongresin e CSU: U diskutua për riorganizimin e opozitës, në fokus edhe Procesi i Berlinit

Mediu në Kongresin e CSU: U diskutua për riorganizimin e

Kreu i PR-së Fatmir Mediu ka qenë i pranishëm në Kongresin e  CSU (Unioni Kristal Social) në Augsburg të Gjermanisë.

Në një postim në Facebook, Mediu shkruan se pjesë e diskutimeve me kryetarin e Partive Popullore Manfred Weber, ka qenë edhe riorganizimi i opozitës së djathtë me një identitet të qartë politik.

Mediu shkruan se përpos kësaj, gjatë takimeve është diskutuar edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, rreziku i influencës ruse dhe kineze, si edhe rëndësia e Procesit të Berlinit në ndërveprimin rajonal.

Postimi i Mediut:

Augsburg Gjermani Kongresi CSU

Në ditën e dytë të kongresit përshëndeti lideri i CDU-CSU Fredrich Mertz.

Po ashtu pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Partive Popullore Europiane Manfred Weber me të cilën diskutuan për nevojën e angazhimit të PPE për riorganizimin e opozitës së djathtë me një identitet të qartë politik por dhe një marrëdhënie që garanton mbështetjen e shqiptarëve dhe partneritetin me BE, NATO.

Në takimin me Christian Kattner Sekretari i Përgjithshëm i IDIU diskutuam se përpara takimit të IDU në Ëashington të kemi një diskutim me përfaqësues të opozitës anëtarë të IDU për arritjen e një marrëveshje dhe përballjen në zgjedhjet lokale.

Gjatë Kongresit u zhvilluan dhe takime të vecanta me drejtues të CSU z. Florian Hann i cili e njef mirë situatën në Shqipëri dhe është mbështetës i antarësimit të Ballkanit në BE.

I theksoj rëndësinë e bashkëpunimit të Gjermanisë me rajonin duke konsideruar rrezik real influencën e Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

Në takimin me Thomas ErndI MP nën/kryetar i politikës së jashtme në Bundenstag u diskutua për rëndësinë e Procesit të Berlinit si dhe duke vënë theksin së cdo bashkëpunim rajonal duhet të ndalojë ndërhyrjen dhe influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon, përndryshe ato vinë ndesh BE dhe NATOs.

Të fundit