Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu: Nëse fiton PD, do ishte e pandershme të mos e përfshijë në qeverisje koalicionin aktual

Mediu: Nëse fiton PD, do ishte e pandershme të mos e
Kreu i PR, Fatmir Mediu

Kreu i PR, Fatmir Mediu deklaron se në karrierën e tij politike nuk ka përdorur asnjëherë politikisht punonjësit e administratës.

I ftuar në ‘Real Story’, Mediu thotë se në rast se PD fiton zgjedhjet e 25 prillit, do të ishte e pandershme të mos e përfshijë në qeverisje koalicionin aktual

Nuk kam përdorur asnjëherë politikisht punonjësit e administratës. Përpiqem që të ofroj në Partinë Republikane njerëz të rinj dhe nuk kam ecur me filozofinë e imponimit.

Në kohën e qeverisë së PD-së u bashkua me ne në qeveri edhe Partia Agrare, që ishte e nevojshme. Kam punuar me Sabri Godon, një njeri që vinte interesin kombëtar mbi atë partiak dhe një shtetar si Sali Berisha.

Do të ishte e pandershme që në rast fitore Partia Demokratike të mos përfshijë në qeverisjen koalicionin e sotëm opozitar”, tha Mediu.

Të fundit