Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu thirrje të rinjve: Të luftojmë kundër varfërisë që na ka sjellë Rama

Mediu thirrje të rinjve: Të luftojmë kundër

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me të rinjtë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Mediu i ka thënë të rinjve se duhet të luftojnë kundër urrejtjes, banalitetit, rrugaçërisë qeveritare të kryeministrit Rama, që sipas tij vetëm fyen, shan dhe përbuz.

Ndër të tjera ai ka thënë se qytetarët duhet të votojnë për një shtet dhe polici që është kundër korrupsionit dhe që mbron qytetarin.

Një pjesë nga fjala e Mediut:

Ai shprehu besimin se angazhimi i të rinjve në politikë dhe në Partinë Republikane është një gjë e çmuar e cila jo vetëm kontribuon në mposhtjen nga e djathta e këtij regjimi të korruptuar, por edhe një angazhim për të ndërtuar një shtet dhe rikthimin e besimit se Shqipëria ka të ardhme dhe ashtu si në 2005 e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, mbas 25 prillit në mandatin e parë qeverisës, Shqipëria do bëhet anëtare e BE. Mediu tregon se është e rëndësishme të luftojmë sepse:

“Luftojmë për një qeveri që të punojë për njerëzit kundrejt qeverisjes së korruptuar dhe totalitare që po na largon qëllimisht nga vendi ynë. Luftojmë për mirëqënien, ndërtimin e lumturisë që na ka falur Zoti, kundër varfërisë që na ka sjellë Rama.

Luftojmë për jetën tonë si dhuratë e Zotit dhe për sigurinë kundër pasigurisë, krimit dhe drogës që po kontrollon shtetin e pushtetin. Luftojmë për mbrojtjen e kushtetutës si ligji që mbron liritë tonë, kundër shkatërrimit të shtetit, shkatërrimit dhe rrënimit të parlamentit. Luftojmë me besimin në Zot se vetëm ai është mbi ne dhe jo Edi Rama, i cili do që të humbasim besimin dhe shpresën në vete dhe në Zot.

 Luftojmë për dashurinë ndaj Zotit dhe njëri-tjetrin, për familjet tona, për Shqipërinë, sepse këto janë të shenjta, janë qëllimi i jetës tonë.

Luftojmë kundër urrejtjes, sepse vlerat europiane janë dashuria dhe besimi.Do votojmë se duam shtetin dhe policinë që është kundër krimit dhe mbrojnë qytetarin, e jo shtetin me policinë në krah të tij, që mbron krimin dhe dhunon qytetarin.

Votojmë dhe luftojmë se kemi besim që me punë mund të ndërtojmë vendin tonë, të cilin Zoti e ka bekuar me çdo gjë.Luftojmë që mundi i prindërve tanë të mos shkojë kot. Votojmë që fëmijët tanë të ndërtojnë jetën dhe lumturinë në Shqipëri”.

Të fundit