Flash News

Ditari i Opozitës

Menaxhimi i Pallatit të Brigadave, Zhupa: Është koncesion i pastër. E njëjta skemë që u përdor me Butrintin

Menaxhimi i Pallatit të Brigadave, Zhupa: Është koncesion i

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka komentuar planin e menaxhimit të Pallatit të Brigadave me partner strategjikë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa thotë se “Pallati i Brigadave” do t’i jepet me koncesion një kompanie private, por deri më tani nuk ka informacione se kujt.

Pronësia nuk ndryshon, por administrimi e menaxhimi. Është koncesion i pastër.

Që në fillim të planit të menaxhimit, ata kërkojnë caktimin e zonës që ka Pallati i Brigadave. Është i njëjta skemë që u përdor me Butrintit.

Së dyti, është në plan ndërtimi i një hoteli që do të presë e do përcjell personalitete. Kush do e ndërtojë hotelin? Si do të ndërtohet? A do prekë asamblenë e brigadave? Ata parashikojnë që të ndërtohen zyra. Po ta lexosh planin e menaxhimit është shumë e qartë që është për t’u ndërtuar brenda dhe për të ia dhënë privatit me koncesion ashtu si Butrinti”- tha Zhupa.

Ministria e Kulturës i ka hapur rrugën menaxhimit të integruar Pallatit të Brigadave, me partner strategjik, me argumentin se ky ansambël historik duhet të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe të kthehet në pikë turistike.


 

 

Të fundit