Flash News

Ditari i Opozitës

"Menaxhon gjysmën e buxhetit", Tabaku: Balluku duhet të ishte dorëhequr ose shkarkuar

"Menaxhon gjysmën e buxhetit", Tabaku: Balluku duhet të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e pandehur aktualisht nga SPAK për tunelin e Llogarasë, duhet të ishte dorëhequr.

E ftuar në News 24, ajo tha se Balluku duhet të ishte shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pasi aktualisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës menaxhon gjysmën e buxhetit.

“Sa i përket zonjës Belinda Balluku, ajo është e pandehur në SPAK dhe menaxhon gjysmën e buxhetit shqiptar, bashkë me personat e tjerë të pandehur që menaxhojnë këtë buxhet. E thamë që në momentin e parë që zv/kryeministrja duhet të kishte dhënë dorëheqje, nëse jo nga ajo, të bëhej nga kryeministri, ta kishte shkarkuar”, u shpreh Tabaku .

Deputetja demokrate shtoi se kemi një dosje me aferë korruptive me numrin dy të qeverisë të pandehur dhe asgjë nuk ndodh. Ajo ngriti paradoksin se edhe ish-zv/kryeministri ëhstë në kërkim, por qeveria vijon pa marrë asnjë masë.

“Nuk di çfarë të them, kemi një bilanc të tillë me qeverinë ku ish-zv/kryeministri është në kërkim dhe zv/kryeministra aktuale është e pandehur për tenderin korruptiv 50 mln euro në tunelin e Llogarasë. Më gjej një qeveri tjetër në botë apo Evropë me këto rrethana dhe unë nuk flas më”, tha ajo.

Të fundit