Flash News

Ditari i Opozitës

Mesazhi i Bashës para samitit të PPE: Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë, presim të adresohen pengesat

Mesazhi i Bashës para samitit të PPE: Evropa është

Ne presim nga samiti i Ballkanit Perëndimor që të adresojë pengesat e vendit tonë drejt Europës. Është ky mesazhi i kreut të PD, Lulzim Basha para samitit të PPE-ve në Slloveni.

Përmes një video-mesazhi, Basha thekson se Evropa është ëndrra dhe destinacioni i shqiptarëve. Ai shton se qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të gjithë "sy dhe veshë" dhe plot shpresë sa herë që mblidhen udhëheqësit e BE -së.

Kryedemokrati thotë se Shqipëria pret mbështetje për sundimin e ligjit, zgjedhje të lira, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, demokraci dhe më tepër mundësi për të rinjtë.

Ai nënvizon se që nga koha e rënies së regjimit komunist dhe deri më sot qytetarët kërkojnë një Shqipëri si gjithë Europa.

"Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të gjithë sy dhe veshë sa herë që ka një tubim të udhëheqësve të BE -së, plot shpresë për çdo derë që hapet dhe çdo dritë që shkëlqen përpara në lidhje me perspektivën e tyre evropiane.

Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë. Isha 17 vjeç kur së bashku me të rinjtë dhe të rejat protestuam nën thirrjen “Ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kjo thirrje e zemrave tona rrëzoi regjimin komunist.

Sot, 31 vite më vonë ne vazhdojmë të dëshirojmë, të kërkojmë dhe të përpiqemi për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës.

Ne presim mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, presim më shumë demokraci, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë", deklaroi Basha.

Të fundit