Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Brenda 24 orësh njoftojmë protestën e parë

Meta: Brenda 24 orësh njoftojmë protestën e parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paralajmëroi nga konferenca për mediat protestën e radhës e cila do të njoftohet brenda 24 orëve.

Meta tha se do të ketë një konsultë edhe me anëtarët e partisë duke theksuar se PL-ja ka një agjendë protestash. I pyetur për një protestë të përbashkët në emër të të gjithë opozitës, Meta tha se nuk ka një datë të caktuar.

“Nuk mund të flasim për një datë konkrete për protesta në emër të të gjithë opozitës, opozitës së bashkuar, apo opozitës së vërtetë, pasi kjo nuk është shumë e rëndësishme. Qytetarët duhet të protestojnë për çdo padrejtësi. Edhe kur u ndodh kolegëve tanë, apo çdo njeriu në komunitetin tonë. Partia e Lirisë ka një axhendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion, pikërisht për vetë veprat e krimit që janë kryer dhe po konsumohen. Të jeni të sigurt se do të njoftohen protestat në këto 24 orë. Do të ketë protesta atje ku ndodh krimi, atje ku vidhet qytetari dhe taksat e tij. Kjo gjë do të ndodhë edhe kur të konsultohem me drejtuesit e partisë”, tha Meta.

Të fundit