Flash News

Ditari i Opozitës

Meta deklaratë të fortë për ambasadorët e huaj: Nëse preket 1 votë, nuk do pranoj asnjë ndërmjetësim

Meta deklaratë të fortë për ambasadorët e huaj:

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se nëse në zgjedhje preket një votë, nuk do pranojë asnjë ndërmjetësim nga ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Në një intervistë për "Syri TV", Meta theksoi se shpreson te reflektohet dhe se Shqipëria nuk i dhimbset dhe nuk mund t’i dhimbset askujt më shumë se sa një shqiptari.

Më tej ai lajmëroi që Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme dhe se aktet e tradhëtisë duhet të marrin ndëshkimin më të lartë.

 “Unë nuk do pranoj më asnjë ndërmjetësim të huaj ta dëgjojë ai e kushdo në rast se do preket një votë në Republikën e Shqipërisë, kaq i thoni atij. Shpresoj të reflektohet. Unë nuk kam më çfarë të ul, i kam thirrur palët në zgjedhjet vendore për të shmangur kaosin. Shqipëria nuk i dhimbset dhe nuk mund t’i dhimbset askujt më shumë se sa një shqiptari.

Askush të mos guxojë më nga sot e në vijim të prekë qoftë edhe një votë se do të marrë një përgjigje të paimagjinueshme. Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme. Aktet e tradhëtisë duhet të marrin ndëshkimin më të lartë. Këto janë tre parimet apo tre shtyllat mbi të cilat mbështetet qëndrimi im”, u shpreh Meta.

Të fundit