Flash News

Ditari i Opozitës

Meta dhe përfaqësuesit e PL nisin marshim drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

Meta dhe përfaqësuesit e PL nisin marshim drejt protestës në

Presidenti tashme i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe përfaqësuesit e PL kanë nisur marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës

Meta theksoi se Partia e Lirisë tashmë është riorganizuar, duke shtuar se beteja me mafien është për jetë a vdekje.

Ilir Meta: Partia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi.

Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.

Të fundit