Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Fitore e padiskutueshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Meta: Fitore e padiskutueshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se opozita do të arrijë fitore të padiskutueshme në 14 Maj në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

I ftuar në Çim Peka Live Meta tha se në zgjedhjet parlamentare të 2021, opozita nuk humbi, por u shit.

Po ashtu Meta ka thënë se në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti.

Është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan. Është një histori e përfunduar. Kam bindje dhe për Pogradecin dhe Korcën.

Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti. Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur.

 Opozita ka qenë e tradhëtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë”, ka thënë Meta.

Të fundit