Flash News

Ditari i Opozitës

Meta flet për largimin e Angron Çelës nga PL: Na hapi rrugën për dy mandate në Shkodër

Meta flet për largimin e Angron Çelës nga PL: Na hapi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar largimin e deputetit Agron Çela tek Partia Socialiste.

I ftuar në Report Tv, Meta tha se largimi i Çelës nuk do ta ndryshojë fatin e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit, por e cilëson të pamoralshëm mënyrën që iku Çela, që sipas tij as nuk i ka njoftuar.

“Mendoj se PL dhe ish-LSI është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier na ikën deputeti dhe i dyti pas deputetit. Mori dyfishin në Fier LSI pastaj. Është hapur rruga për dy mandate në Shkodër. Ai ashtu e ka gjykuar, shumë mirë s’ka asnjë shqetësim.

Ikën javës tjetër kërcen me Elisën, s’ka asgjë, asnjë hatërmbetje, pro nuk ndryshon fatin e Shkodrës, mund të dëmtonte më shumë duke mos ikur me PS. Është qesharake, bëhet fjalë për një deputet që s’ka folur kurrë në parlament kundër qeverisë dhe s’ka votuar njëherë kundër. Nuk mendoj se opozita ka humbur ndonjë gjë”, tha Meta.

 

Të fundit